Presidenti amerikan, Donald Trump e bëri të qartë se po pret që vendet evropiane të zvogëlojnë varësinë e tyre nga nafta ruse përpara se të vendos që të ushtrojë më shumë presion mbi Vladimir Putinin.
“Jam i gatshëm të bëj gjëra të tjera, por jo kur njerëzit për të cilët po luftoj blejnë naftë nga Rusia. Nëse çmimi i naftës ulet, shumë thjesht, Rusia do të pajtohet”, u tha presidenti gazetarëve, shkruan BBC.
Hungaria dhe Sllovakia kanë rritur blerjen e naftës ruse që kur Putini nisi pushtimin e tij të plotë të Ukrainës në vitin 2022, pavarësisht se iu dha kohë nga BE për të gjetur furnizues alternativë./S.K/KP/BBC/