Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka komentuar të dhënat e reja ekonomike që tregojnë se inflacioni në muajin maj ka arritur në 4.2 për qind në baza vjetore, duke deklaruar para gazetarëve se “i pëlqen inflacioni”.
Rritja e çmimeve është përshpejtuar gjatë muajve të fundit, ndërsa çmimet e energjisë dhe karburanteve kanë shënuar rritje të ndjeshme pas tensioneve në Lindjen e Mesme dhe ndikimit në tregjet globale të energjisë.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se nuk ishte i shqetësuar nga shifrat e fundit dhe i cilësoi ato si pozitive. Ai shtoi se SHBA-ja po vazhdon furnizimin me naftë pavarësisht situatës në Ngushticën e Hormuzit.
Sipas Byrosë së Statistikave të Punës në SHBA, çmimet e energjisë janë rritur me 23.5 për qind gjatë 12 muajve të fundit, ndërsa benzina ka shënuar rritje prej 40.5 për qind.
Inflacioni pritet të jetë një nga temat kryesore politike para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, të cilat do të mbahen në muajin nëntor./A.K/
