UBT News

​Trump paralajmëron Kinën mbi pasojat e pushtimit të mundshëm të Tajvanit

Presidenti Donald Trump deklaroi se homologu i tij kinez Xi Jinping i kupton pasojat e një pushtimi të mundshëm kinez të Tajvanit, duke refuzuar të përgjigjet nëse SHBA do ta mbronte ishullin në rast të një sulmi.

Ai në një intervistë të transmetuar në CBS, tha se Xi Jinping dhe delegacioni i tij kishin deklaruar hapur se nuk do të bëjnë asgjë për sa kohë që Trump është president, sepse i dinë pasojat.

“Do ta dini nëse kjo ndodh, dhe ai e kupton përgjigjen e kësaj pyetjeje,” u përgjigj Trump në lidhje me ndërhyrjen amerikane në rast të një sulmi të mundshëm ushtarak kinez ndaj Tajvanit.

Në emisionin “60 Minutes”, Trump tha se nuk mund të“zbulonte sekretet e veta, duke thënë se ishte në kontakt me palën tjetër.

Ditë më parë, Trump tha se Tajvani as nuk u përmend gjatë takimit të tij me Xi Jinping në Korenë e Jugut. Pavarësia e Tajvanit mbetet pikë ngërçi midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, një çështje që dy presidentët duket se e shmangën gjatë takimit të tyre të fundit, duke u përqendruar në vend të kësaj në lehtësimin e luftës tregtare midis Uashingtonit dhe Pekinit./S.K/KP/CBS/

Exit mobile version