Donald Trump nuk ka të drejtë për presidencën amerikane sipas klauzolës së rebelimit të kushtetutës, ka vendosur Gjykata e Lartë e Kolorados.
Vendimi vjen ndërsa ish-udhëheqësi amerikan përgatitet të kandidojë për presidencë në vitin 2024.
Trump akuzohet për nxitje të trazirave në ndërtesën e Kapitolit të SHBA-së në një përpjekje për të përmbysur rezultatin pasi humbi zgjedhjet më 2020.
Vendimi në Kolorado krijon një përballje të mundshme në Gjykatën e Lartë të SHBA-së, e cila ka fjalën e fundit për çështjet kushtetuese, për të vendosur nëse kandidati kryesor për nominimin republikan mund të mbetet në garën për Shtëpinë e Bardhë.
Fushata e Trump ka thënë tashmë se do të apelojë në Gjykatën e Lartë të SHBA-së./UBTNews/