Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, zhvilloi këtë të martë një konferencë me gazetarët, ku foli mbi ndërprerjen e ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën.
Shmyhal u pyet mbi për pasojat e mundshme të ndërprerjes së mbështetjes, duke theksuar se një vendim i tillë do të kishte një ndikim negativ të madh në jetët e civilëve.
Shmyhal nënvizoi se mbështetja ushtarake e SHBA-së ka shpëtuar tashmë “mijëra, ndoshta dhjetëra mijëra” jetë, duke kontribuar në mbrojtjen e qyteteve ukrainase dhe përpjekjet e ushtarëve ukrainas në vijën e frontit.
Ai theksoi rëndësinë e shkëmbimit të të dhënave për mbrojtjen ajrore ndaj sulmeve me dron dhe raketa nga Rusia.
Ai tha se Ukraina është “shumë mirënjohëse” ndaj popullit amerikan, Kongresit dhe administratës për mbështetjen e vazhdueshme gjatë më shumë se tre viteve të luftës kundër pushtimit rus. Kryeministri ukrainas theksoi se SHBA mbetet partneri strategjik më i rëndësishëm i Ukrainës. AI siguroi se Ukraina do të vazhdojë të punojë për të ruajtur dhe zgjeruar këtë bashkëpunim në mënyrë të qetë dhe diplomatike.
Shmyal bëri të ditur se Kievi është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje për ndarjen e mineraleve me SHBA-në, duke shtuar se ky është një tjetër hap i rëndësishëm për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve.