UBT News

Trump merr sot detyrën si president i ShBA-së, Berisha: Do kërkoj heqjen e non gratës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, ceremonitë që po zhvillohen në SHBA për betimin e presidentit të ardhshëm, Donald Trump. Lideri i opozitës tha se fitorja e Trump ishte një mrekulli për njerëzimin.

Ai shtoi gjithashtu se do të kërkojë nga administrata e re amerikane, heqjen e non gratës. Sipas tij, vendimi i Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken që i sanksionoi hyrjen në SHBA, ishte një “grusht shteti” ndaj opozitës shqiptare.

“ Dalim tek rasti im. Ai është një oqean, ky është një pikë ujë në oqean. Natyrisht unë gjer sot, kam patur një vendim që nuk bëj lobim, nuk kërkoj që të heqin vendimin se i kam hedhur në gjyq, tani padiskutim do të kërkoj sipas rregullave që kanë, të shqyrtohet një vendim që ka në bazë, lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit. Kaq. Do marr iniciativë për të kërkuar nga administrata e re sipas rregullave që ekzistojnë që ky vendim strikt anti-opozitë, ky grusht shteti brenda shtetit, ndaj forcës politike opozitare të Shqipërisë, të marrë fund. Sigurisht do të kërkoj”, u shpreh Berisha.

Exit mobile version