Presidenti i SHBA-së Donald Trump lëshoi një memorandum duke urdhëruar qeverinë amerikane të ushtrojë “presion maksimal” ndaj Iranit.
Ai thotë se SHBA duhet t’i jep fund “tolerancës së administratës së mëparshme ndaj kërcënimeve të Iranit ndaj qytetarëve dhe bizneseve amerikane” dhe se Trump “nuk do të tolerojë që Irani të ketë armë bërthamore”.
Ai gjithashtu nënshkroi një urdhër ekzekutiv që pezullon fondet për agjencinë palestineze të refugjatëve UNRWA.
“Departamentet dhe agjencitë ekzekutive nuk do të përdorin asnjë fond për kontribute, grante apo pagesa të tjera për UNRWA”, thuhet në urdhër.
Ai thotë se agjencia ishte “gjoja e infiltruar nga anëtarë të grupeve të përcaktuara prej kohësh nga SHBA si organizata të huaja terroriste” dhe se punonjësit e saj ishin të përfshirë në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.
Izraeli ka akuzuar 18 punonjës të UNRWA për pjesëmarrje në sulm. Një hetim i OKB-së më pas zbuloi se nëntë punonjës mund të kenë qenë të përfshirë dhe agjencia i pushoi ata. Megjithatë, zyrtarët e OKB-së hedhin poshtë shumicën e akuzave të Izraelit kundër tyre dhe këmbëngulin se UNRWA është e paanshme.