Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se memorandumi i mirëkuptimit që çoi në armëpushimin mes SHBA-së dhe Iranit “ka marrë fund”, pas sulmeve të ndërsjella të kryera nga të dyja palët gjatë orëve të fundit.
Duke folur nga Samiti i NATO-s në Turqi, Trump tha se nuk dëshiron më të merret me Iranin, ndërsa përdori gjuhë të ashpër ndaj udhëheqjes iraniane.
“Me aq sa jam në dijeni, është thjesht humbje kohe të merremi me ta. Janë gënjeshtarë… Ka diçka që nuk shkon me ta. Janë të çuditshëm. Me sa kam informata unë, ka marrë fund”, u shpreh Trump.
Ai i cilësoi gjithashtu iranianët si “të sëmurë dhe të dhunshëm”, duke rritur më tej tensionet në deklaratat mes dy vendeve.
Ndërkohë, SHBA-ja dhe Irani kanë këmbyer sulme gjatë orëve të fundit në zonën e Ngushticës së Hormuzit dhe pranë bazave amerikane në Lindjen e Mesme, pavarësisht armëpushimit të arritur disa javë më parë, i cili synonte të hapte rrugën drejt një marrëveshjeje përfundimtare të paqes./A.K/
