UBT News

Trump letër Hotit: Do të vazhdojmë ta forcojmë partneritetin mes vendeve tona

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka shkruar letër kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti. Përmes kësaj letre, Trumpi e ka falënderuar kryeministrin Hoti për pjesëmarrje në takimin e Washingtonit.

“E vlerësoj angazhimin tuaj të palëkundur për të siguruar stabilitet dhe paqe në Ballkan dhe në botë. Mezi pres që të vazhdojmë forcimin e partneritetit në mes kombeve tona dhe ju përcjell urimet më të mira për ju dhe popullin e Kosovës”, thuhet në letrën e Trump.

Hoti me anë të një shkrimi në Facebook ka falënderuar presidentin Trump ‘për kujdesin dhe përkushtimin tuaj për paqe e siguri në Ballkanin Perëndimor dhe në botë’./UBTNews