Ish-presidenti Donald Trump kryeson sondazhet në Shtetet e Bashkuara, duke dalë pesë pikë përpara zëvendëspresidentes Kamala Harris, sipas një studimi të fundit të kryer nga Rasmussen Reports.
Sondazhi, i cili përfshinte telefonatat dhe anketimet online, zbuloi se 49% e votuesve amerikanë do të votonin për Trump, krahasuar me 44% të cilët do të mbështesnin Harrisin. 4% e pjesëmarrësve tha se do të votonin për një kandidat tjetër, ndërsa 2% mbeten të pavendosur.
Në një sondazh të bërë një javë më parë, Trump udhëhoqi me shtatë pikë përpara Harris, me rezultatin 50% kundër 43%, një zhvillim i cili është evidentuar që nga njoftimi i Joe Biden se nuk do të kandidonte për rizgjedhje.
Studimi i Rasmussen Reports u realizua nga 24 deri më 25 korrik dhe përfshiu 2,163 qytetarë amerikanë që planifikojnë të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale. Marzhi i gabimit për sondazhin është dy pikë për qind.
Biden e njoftoi vendimin për të mos kandiduar përsëri për shqetësime rreth shëndetit të tij, dhe propozoi Kamala Harrisin si zëvendës-presidente, megjithëse ajo ende nuk e ka siguruar zyrtarisht nominimin e Partisë Demokratike, megjithatë është në rrugë të mirë për ta fituar atë me mbështetjen e brendshme të partisë./UBTNews/