Rusia ka reaguar për herë të parë pas komenteve të Presidentit Donald Trump, i cili sugjeroi se “do të ishte më mirë për botën nëse të gjithë do të hiqnin qafe armët bërthamore”. Kremlini ka bërë thirrje për dialog më të gjerë, ku ka kërkuar që pjesë e diskutimeve për çnuklearizimin të jenë dhe arsenalet bërthamore të Evropës.
I pyetur për komentet e Trump, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, theksoi se është e nevojshme një bisedë mes Rusisë dhe SHBA-së për kontrollin e armëve, veçanërisht për të ruajtur stabilitetin strategjik.
Kujtojmë se Trump theksoi se SHBA dhe Rusia janë dy shtetet me arsenalet më të mëdha bërthamore, duke shtuar se Kina do të arrijë një nivel të ngjashëm brenda 4-5 viteve.
“Do të ishte mirë nëse të gjithë do të mund të çnuklearezoheshim sepse fuqia e armëve bërthamore është e çmendur,” tha Trump.
Deklaratat vijnë në një kohë kur një përplasjet mes Francës dhe Rusisë janë ashoërsuar ditën e fundit.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e cilësoi Rusinë një “kërcënim për Francën dhe Evropën”.
Nga ana tjetër, Kremlini ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Macron, duke i cilësuar ato si “kërcënime” dhe “nota të shantazhit bërthamor”. Rusia gjithashtu ka kritikuar Francën për kërkimin e një “udhëheqjeje bërthamore në Evropë”.