UBT News

Trump kërcënon vendet e BRICS-it me tarifa 100%

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar grupin e BRICS-it (Brazili, Rusia, India, Kina, Afrika e Jugut) me tarifa prej 100% nëse vendet anëtare largohen nga dollari amerikan si mjet ndërkombëtar pagese. Trump shprehu shqetësimin për përpjekjet e vendeve të BRICS-it për të krijuar një monedhë alternative dhe paralajmëroi se SHBA do të veprojë me masa të forta ndaj atyre që përpiqen të zëvendësojnë dollarin.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump theksoi se çdo përpjekje nga këto shtete për të mbështetur monedha të tjera për transaksione ndërkombëtare do të përballej me tarifa 100%. Kjo kërcënim është pjesë e një përpjekjeje për të mbrojtur dominimin e dollarit në tregjet globale.

Në vitin 2024, Irani, Etiopia, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe iu bashkuan BRICS, ndërsa Indonezia bëri anëtarësimin në janar të këtij viti. Ky grup synon të krijojë një kundërpeshë ndaj ndikimit të vendeve të G7-së dhe dominimit të monedhës amerikane në tregjet globale.

Vladimir Putin ka kritikuar gjithashtu dominimin e dollarit dhe ka theksuar nevojën për krijimin e një sistemi të pavarur pagesash brenda BRICS. Trump, i njohur për politikat e tij proteksioniste, është i shqetësuar për këto zhvillime dhe ka paralajmëruar se do të ketë pasoja të rënda për vendet që do të ndërmarrin hapa të tillë./UBTNews/

 

Exit mobile version