Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka kërcënuar të “rimarrë” Kanalin e Panamasë, duke pretenduar se Kina po e operon atë.
“Kina po operon Kanalin e Panamasë. Ne nuk ia dhamë Kinës, ia dhamë Panamasë, dhe po e marrim përsëri,” deklaroi ai në një fjalim.
Megjithatë, kanali menaxhohet nga një autoritet i pavarur panamez, dhe nuk ka prova që Pekini ka kontroll mbi të.
Shqetësimet e SHBA lidhen me një kompani nga Hong Kongu që operon dy porte në hyrje dhe dalje të kanalit, si dhe me ndikimin në rritje të Kinës në rajon, raporton CNN.
Si përgjigje ndaj presionit amerikan, Panama ka vendosur të largohet nga nisma kineze “Belt and Road” dhe ka nisur një auditim të kompanisë që menaxhon portet. Megjithatë, ekspertët thonë se SHBA mbetet partneri kryesor i Panamasë dhe se ndikimi i Kinës është i kufizuar.