UBT News

​Trump kërcënon Apple me tarifa

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se Apple duhet të prodhojë iPhone-t e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose do të përballet me tarifë 25 për qind.

Kam informuar Tim Cook të Apple shumë kohë më parë se pres që iPhone-ët të shiten në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të prodhohen në SHBA, jo në Indi apo kudo tjetër. Nëse nuk është kështu, Apple do të duhet të paguajë një tarifë prej të paktën 25% për Shtetet e Bashkuara,” shkroi Trump në Truth Social, raporton KosovaPress.

Gjatë vizitës së tij në Lindjen e Mesme javën e kaluar, Trump shprehu pakënaqësinë me planin e Apple për të prodhuar iPhone në objektet e reja të ndërtuara në Indi.

Apple ka punuar për të diversifikuar prodhimin vitet e fundit dhe disa prodhime të iPhone tashmë janë zhvendosur në Indi.

Kryeshefi i kompanisë Tim Cook tha gjatë një telefonate me investitorët në fillim të muajit se ai pret që “shumica e iPhone-ve të shitur në SHBA do të kenë Indinë vend të origjinës”.

Cook shtoi se Apple pret kosto doganore deri në 900 milionë dollarë këtë tremujor.

Muajin e kaluar, Trump vendosi të përjashtojë pajisjet elektronike nga tarifat e rënda që vendosi për mallrat kineze, gjë që ishte një fitore e madhe për Apple dhe kompanitë e tjera amerikane të teknologjisë.

Tim Cook takoi Trump të martën në Shtëpinë e Bardhë, konfirmoi një zyrtar i administratës për CNN, por nuk zbuloi detaje.

Exit mobile version