UBT News

Trump ka mbledhur 1 miliard dollarë për platformen e tij të mediave sociale

Trump Media & Technology Group Corp. (TMTG) dhe Digital World Acquisition Corp. (DWAC), një kompani për blerje me qëllime të veçanta, njoftuan të shtunën se të dy kompanitë arritën një marrëveshje për të financuar faqen e re të mediave sociale të Trump, TRUTH Social.

Marrëveshja – për të cilën burimet fillimisht i thanë Reuters se ishte në progres në fillim të kësaj jave – do të sigurojë të ardhura të vlerësuara prej 1.25 miliardë dollarë për TRUTH Social, sipas një njoftimi për shtyp. Ndërsa identiteti i investitorëve mbetet i panjohur, financimi do të funksionojë si investime “PIPE”, apo investime private në kapitalin publik.

Trump tha në një deklaratë të shtunën se investimi do ta vendosë kompaninë e tij “në një pozicion më të fortë për të luftuar kundër tiranisë së Big Tech”.

“1 miliard dollarë i dërgon një mesazh të rëndësishëm Big Tech se censura dhe diskriminimi politik duhet të marrin fund”, tha Trump në një deklaratë. “Amerika është e gatshme për TRUTH Social, një platformë që nuk do të diskriminojë në bazë të ideologjisë politike”.

TMTG tha në tetor se faqja dhe aplikacioni shoqërues pritet të nisë në fillim të vitit 2022, pas një prove në nëntor.

Njoftimi i Trump për platformën erdhi pasi ish-presidentit i’u ndalua qasja përgjithmonë në disa rrjete sociale kryesore për shkelje të politikave në fillim të këtij viti, duke përfshirë Facebook, Twitter dhe YouTube./UBTNews/

Exit mobile version