UBT News

​Trump: Jemi afër marrëveshjes për armëpushim në Gazë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump deklaroi se janë afër një marrëveshjeje për Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Duke folur me gazetarët në një aeroport, Trump shprehu shpresën lidhur me arritjen e një marrëveshje së shpejti në Gazë.

Mendoj se jemi afër një marrëveshjeje për Gazën“, tha Trump duke theksuar vendosmërinë e tij për të arritur armëpushim në Gazë gjatë orëve kur kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po udhëtonte për në Uashington.

Trump bëri vërejtjet e mëposhtme në fjalimin e tij, ku vlerësoi se një armëpushim në Gazë mund të jetë i mundur “këtë javë”.

Mendoj se ka një shans të mirë të arrijmë marrëveshje me Hamasin për shumë nga pengjet javën e ardhshme. E dini, ne kemi liruar shumicën e pengjeve, por shumë nga pengjet e mbetura do të lirohen. Mendojmë se këtë do ta bëjmë këtë javë“, tha presidenti amerikan.

Duke folur me gazetarët të premten, Trump tha: “Mendojmë se do të arrijmë armëpushim në Gaza brenda javës së ardhshme”. Në të njëjtën ditë, Hamasi dërgoi përgjigjen e tij “pozitive” ndaj propozimit të fundit për armëpushim ndërmjetësve Katarit dhe Egjiptit.

Trump sot pritet të takohet në Shtëpinë e Bardhë në orën 18:00 sipas kohës lokale të SHBA-së, me Netanyahun mbi të cilin ka ushtruar presion për armëpushim në Rripin e Gazës.

Exit mobile version