Presidenti amerikan Donald Trump thotë se është shumë i zhgënjyer me Rusinë dhe beson se Presidenti Vladimir Putin duhet të ndalojë së shtëni mbi Ukrainën dhe të bëjë marrëveshje.
”Volodymyr Zelensky është më i qetë dhe dëshiron një marrëveshje”, theksoi Trump pas takimit me presidentin ukrainas në Kishën e Shën Pjetrit.
”Takimi ynë shkoi mirë. Zelensky po bën një punë të mirë dhe dëshiron një marrëveshje. Ai ka kërkuar më shumë armë”, shtoi Trump.
“Mendoj se po, theksoi Trump në përgjigje të pyetjes nëse sipas mendimit të tij, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të ishte i gatshëm të lëshonte Krimenë si pjesë të një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës.
“Krimea u dorëzua vite më parë, pa asnjë të shtënë. Pyeteni Obamën”, theksoi Trump.
Shën Pjetri është zyra më e bukur që kam parë ndonjëherë. Ishte një pamje shumë e bukur”, theksoi Trump duke iu referuar takimit me Zelenskyn në prag të funeralit të Papa Françeskut./ATSH/