Komisioni për Debatet Presidenciale në Shtetet e Bashkuara ka njoftuar se debati i dytë presidencial mes Donald Trumpit dhe Joe Bidenit do të zhvillohet virtualisht.
Megjithëkëtë presidenti Donald Trump deklaroi se nuk do t’i bashkohet një debati virtual me rivalin e tij.
Sot brenda ditës organizatorët e debatit presidencial thanë se debati i së enjtes së ardhshme do të mbahet virtualisht, meqë presidenti Trump është me COVID-19.
Në një prononcim në Fox Business Network, Trump tha se ky vendim është i papranueshëm./UBTNews