Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë një “marrëveshje” me Ukrainën, në mënyrë që Kievi të ofrojë një “garanci” për tokat e tij të rralla, mineralet, në këmbim të ndihmës amerikane.
“Ne po përpiqemi të gjejmë një marrëveshje me Ukrainën ku ata mund të ofrojnë si kolateral tokat e tyre të rralla dhe gjëra të tjera në këmbim të asaj që ne u japim atyre”, tha Trump gjatë një deklarate për shtyp në Zyrën Ovale.
Në lidhje me situatën në Gaza, presidenti amerikan theksoi se nuk ka asnjë garanci që armëpushimi do të zgjatet, në prag të një takimi në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
“Nuk kam asnjë garanci se paqja do të zgjasë“, tha ai, përpara se i dërguari i tij i posaçëm për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, i cili ishte pranë tij, të shtonte: “Ka zgjatur deri më tani, dhe ne sigurisht kemi shpresë, për të arritur pengjet dhe të shpëtojmë jetë dhe arrijmë, shpresojmë, një zgjidhje paqësore për të gjithë këtë.”
Situata në Gaza dhe planet për një marrëveshje të mundshme mes SHBA-së dhe Ukrainës pritet të mbeten në qendër të zhvillimeve politike ndërkombëtare.