UBT News

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se i ka dhënë fund 8 konflikteve në të gjithë botën, por këtë gjë nuk e ka bërë për të fituar Nobelin e Paqes.

Në pritjen që i bëri Presidentit të Finlandës, Alexander Stubb, Trump u shpreh se askush në histori nuk i ka dhënë fund tetë luftërave në nëntë muaj.

“Por, ata që japin Çmimin Nobel e dinë vetë punën e tyre. Janë të zotë në atë që bëjnë, mirëpo askush në histori nuk i ka dhënë fund tetë luftërave në nëntë muaj. Nuk e bëra për të fituar çmimin. E bëra për të shpëtuar shumë jetë”, u shpreh Trump.

Në fakt, konfliktet për të cilat flet Donald Trump nuk janë 8, por 7. Armeni-Azerbajxhan, Republika Demokratike e Kongos-Ruanda, Izrael-Iran, Indi-Pakistan, Kamboxhia-Tajlandë, Egjipt-Etiopi, si dhe një marrëveshje e pjesshme midis Serbisë dhe Kosovës, gjatë mandatit të tij të parë presidencial./S.K/KP/A2

Exit mobile version