Toyota njoftoi të mërkurën një rënie prej 7% të fitimit vjetor për periudhën prill-shtator, për shkak të tarifave të vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump, të cilat kanë prekur prodhuesit japonezë të makinave.
Megjithatë, kompania rriti parashikimin e saj për të gjithë vitin fiskal.
Fitimi neto për periudhën prill-shtator arriti në 1.77 bilion yen (rreth 11.5 miliardë dollarë), nga 1.9 bilion yen një vit më parë.
Prodhuesit e modeleve Camry dhe Lexus e rritën parashikimin e fitimeve për të gjithë vitin fiskal, që përfundon në mars 2026, në 2.93 bilion yen (rreth 19 miliardë dollarë).
Pavarësisht ndikimit të tarifave, Toyota raportoi rritje të shitjeve në Shtetet e Bashkuara dhe në tregun japonez.
Gjatë gjashtë muajve deri në shtator, kompania ka shitur 1.5 milionë makina në Amerikën e Veriut dhe 970,000 makina në Japoni. /A.Z/UBT News/
