UBT News

Trump flet mbi vizionet e tij, cila është sfida më urgjente e Presidentit aktualisht

Fjalimi i Presidentit para Kongresit, që njihet zakonisht si fjalimi mbi gjendjen e vendit gjatë viteve pas inaugurimit, i ofroi udhëheqësit amerikan një skenë publike për të shpalosur vizionin e tij për ekonominë amerikane dhe politikën për imigracionin. Presidenti mbrojti vendimet e fundit që kanë shkaktuar debate, si çështja e shkurtimit të punonjësve federalë dhe përplasja me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Sfida më urgjente e Presidentit Trump do të jetë bashkimi i shumicës republikane në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve për të miratuar buxhetin për financimin e qeverisë, para 14 marsit, afatit kur skadon buxheti aktual.

Republikanët ndahen në çështje që lidhen me shkurtimin e programeve jetike të tilla si ‘Medicaid’, që ofron sigurim shëndetësor për personat me të ardhura të ulëta, uljen e borxhit, si dhe zgjatjen, ose jo të një ligji të miratuar në vitin 2017, për shkurtimin e taksave, miratuar gjatë mandatit të parë të zotit Trump.

Presidenti Trump ka bërë thirrje për miratimin e atij që e ka quajtur “një ligj të madh e të bukur” për të financuar axhendën e tij të politikës së brendshme.

Na presin punë të mëdha, por do të ofrojmë rezultate lidhur me axhendën Amerika e Para”, ka thënë më herët kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson. “Do ta zbatojmë të gjithën dhe jo vetëm pjesë të saj”, shtoi ai.

Ligjvënësit demokratë e kanë kritikuar propozimin buxhetor me argumentin se përfitojnë të pasurit.

Nuk duhet të keni asnjë dyshim, se do të grabisë të moshuarit, fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara, ata do të paguajnë që të pasurit të bëhen më të pasur”, ha një javë më parë kreu i pakicës demokrate në Senat, Chuck Schumer.

Exit mobile version