UBT News

​Trump emëron ambasadorin amerikan në BE

Presidenti Donald Trump ka emëruar Andrew Puzder ambasador i Shteteve të Bashkuara në Bashkimin Evropian.

Puzder, i cili ka shërbyer drejtor ekzekutiv i rrjetit të restoranteve fastfood ‘CKE Restaurants’, u propozua sekretar i Departamentit të Punës gjatë administratës së parë Trump, por u tërhoq pas shqetësimeve se ai nuk do të mund të siguronte vota të mjaftueshme në Senat për t’u konfirmuar.

Kur u emërua si sekretar i Punës gjatë administratës së parë Trump, Puzder ishte në qendër të një vorbulle polemikash, ankimesh e konfliktesh të mundshme.

Në vitin 2017 ai pranoi se ai dhe bashkëshortja e tij kishin punësuar një person pa dokumente.

Ai u përball gjithashtu me një mori ankesash dhe çështjesh ligjore të ngritura nga punonjës kundër bizneseve të tij.

Exit mobile version