Donald Trump ka thelluar shakanë e tij me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, duke sugjeruar se Kanadaja mund të bëhet një shtet amerikan nëse nuk paguan tarifën prej 25% që ai ka paralajmëruar. Presidenti i zgjedhur iu referua Trudeau si “Guvernatori Justin Trudeau” në një postim në Truth Social dhe përdori emrin “Shteti i Madh i Kanadasë” për të përshkruar shtetin fqinj.
Për këtë çështje, Trump dhe Trudeau u takuan në West Palm Beach, Florida, më 29 nëntor. Gjatë takimit, Trudeau i shpjegoi Trump-it se një taksë e tillë do të kishte pasoja negative për ekonominë kanadeze. Në përgjigje, Trump sugjeroi që Kanadaja mund të bëhej shteti i 51-të i SHBA-së, një ide që shkaktoi të qeshura nervoze në tavolinën e bisedimeve.
Trump ka vazhduar më tej këtë shaka pas takimit, duke postuar në rrjetet sociale se ishte kënaqësi të darkonte me “Guvernatorin Justin Trudeau” dhe se mezi po priste të vazhdonte bisedimet mbi tarifat dhe tregtinë, të cilat ai i cilësoi si mundësisht “spectakulare” për të dy vendet./UBTNews/