Presidenti amerikan, Donald Trump sërish ka deklaruar se ka parandaluar shumë luftëra nëpër botë e në mes tyre edhe ajo mes Kosovës dhe Serbisë.
Trump në një intervistë të zhvilluar së fundmi me gazetarin australian, Mario Naëfal, tha se ka parandaluar luftën mes Indisë dhe Pakistanit, Kongos dhe Ruandës dhe shpëthimin e luftës mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne kemi ndaluar shumë luftëra. India-Pakistan…nukleare, shikoni Kamboxhian së fundmi e parandalova me tregti dhe shumë tjera i parandalova me tregti. U thash shikoni ju do të luftoni, mund të luftoni sa të doni por ne nuk do të tregtojmë me ju…Kosova e dini për këtë? Serbia ata do të shpërthenin. Kam shpëtuar miliona jetë“, tha Trump.
Kjo nuk është hera e parë që Trump dhe zyrtarë të administratës së tij deklarojnë se kanë parandaluar luftë mes Kosovës dhe Serbisë.