UBT News

Trump e përfundoi terapinë, mjeku i tij thotë se ai mund t’iu kthehet angazhimeve

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka përfunduar terapinë dhjetëditore për COVID-19, dhe mund t’iu kthehet angazhimeve publike këtë vikend, tha mjeku i tij.

Mjeku Sean Conley tha se presidenti iu përgjigj shumë mirë terapisë dhe se gjendja e tij ishte stabile.

Trump tha se me gjasë do ta kryejë edhe një test për COVID-19 të premten dhe shpresonte se do ta mbajë një tubim në vikend.

Sa i përket debatit virtual me rivalin Joe Biden, Trump e refuzoi pjesëmarrjen në këtë debat, duke thënë se ‘nuk do ta shpenzojë kohën e tij në debat virtual’./UBTNews

Exit mobile version