UBT News

Trump: Do të ndalojmë rënien ekonomike të SHBA-së dhe pushtimin nga emigrantët

Në ditën e betimit të tij si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump deklaroi angazhimin për të ndaluar menjëherë “pushtimin” në kufi dhe për të adresuar krizat e shumta që kanë goditur vendin.

“Do t’i jap fund rënies amerikane dhe do të nis katër vitet më të mira në histori”, premtoi ai para mbështetësve të tij.

Trump tha se administrata e tij do të ndërmarrë masa të menjëhershme për të përfunduar luftën në Ukrainë, për të zgjidhur problemet në Lindjen e Mesme dhe për të parandaluar një Luftë të Tretë Botërore. Ai theksoi se një nga prioritetet kryesore të tij do të jetë emigracioni, duke premtuar t’i japë fund fluksit të emigrantëve që, sipas tij, po ndikon në rritjen e krimit në SHBA.

Ndër masat e para që priten nga administrata e tij janë nënshkrimi i urdhrave ekzekutivë për emergjencën në kufirin me Meksikën dhe ndarja e fondeve të reja për menaxhimin e situatës me emigrantët. Gjithashtu, Trump planifikon të shpallë luftë ndaj karteleve të drogës dhe organizatave terroriste. Në një shfaqje të fundit si president i zgjedhur, ai solli në skenë Elon Musk, duke e cilësuar si një partner strategjik për një të ardhme më të fuqishme për Amerikën./UBTNews/

Exit mobile version