Presidenti amerikan, Donald Trump doli nga spitali ku po trajtohej për COVID-19 dhe u kthye në Shtëpinë e Bardhë. Trump e largoi maskën teksa po bënte fotografi në ballkonin e Shtëpisë së Bardhë. Mjeku i tij tha se ai do ta vazhdojë trajtimin aty.
Shumë pjesëtarë të stafit të Trumpit dolën pozitivë me COVID-19.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë konfirmuar 7.4 milionë raste me COVID-19, dhe janë regjistruar 210 mijë viktima si pasojë e COVID-19./UBTNews