Një regjistrim audio në të cilin Donald Trump duket se pranon se ka mbajtur një dokument të klasifikuar pas largimit nga Shtëpia e Bardhë është marrë nga mediat amerikane.
Në regjistrim, ish-presidenti dëgjohet duke përshkuar letrat dhe duke thënë: “Kjo është shumë konfidenciale”.
Fillimisht është marrë nga CNN, por klipin e ka edhe partneri amerikan i BBC-së, CBS.
Trump është deklaruar i pafajshëm për akuzat federale për keqpërdorimin e dokumenteve të ndjeshme.
CNN ishte i pari që publikoi regjistrimin afërsisht dy minutësh, për të cilin tha se vinte nga një takim i korrikut 2021 në klubin e golfit të z. Trump në Bedminster, New Jersey, mes tij dhe disa njerëzve që punonin në kujtimet e ish-shefit të tij të shtabit, Mark Meadows.
Trump dëgjohet duke thënë “këto janë dokumentet” dhe duke iu referuar një dokumenti për Iranin të cilin ai e quan “shumë konfidencial”.
“Kjo është bërë nga ushtria dhe më është dhënë mua”, thotë ai. “Shihni si president unë mund ta kisha deklasifikuar. Tani nuk mundem, e dini, por kjo është ende një sekret”.
Duket se është i njëjti regjistrim audio i cituar nga prokurorët federalë në padinë e tyre kundër z. Trump./UBTNews/