Gjatë takimit të mbajtur mbrëmjen e të enjtes Arizona, Donald Trump, përsëriti planet e tij për të dëbuar një milion emigrantë nëse zgjidhet president.
Më pas, ai shpërndau një video të tubimit të tij në Tempe në platformën Truth Social, ku përforcoi edhe një herë këtë premtim.
“Shtetet e Bashkuara janë tani një vend i pushtuar,” shkroi Trump, duke deklaruar se “5 Nëntori 2024 do të quhet Dita e Çlirimit.”
Megjithatë, sipas ekspertëve, një premtim i tillë është më i lehtë për t’u thënë sesa për t’u realizuar, duke pasur parasysh sfidat e rëndësishme ligjore dhe praktike për të dëbuar një numër kaq të madh njerëzish. Mbrojtësit e emigracionit kanë paralajmëruar gjithashtu për kostot e mëdha njerëzore të një politike të tillë, me pasoja të rënda për familjet, si dhe për komunitetet dhe vendet e punës në mbarë SHBA-së.