UBT News

Trump akuzohet për rastin e dokumenteve të klasifikuara

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është akuzuar për trajtimin e dokumenteve të klasifikuara pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Trumpi, 76-vjeçar, përballet me shtatë akuza, duke përfshirë mbajtjen e paautorizuar të dosjeve të klasifikuara, raporton BBC duke iu referuar mediave amerikane.

Ekspertët ligjorë thonë se aktakuza nuk do të kufizojë aftësinë e Trumpit për të kandiduar sërish për postin e presidentit.

Akuzat nuk janë ende publike.

Kjo është aktakuza e dytë e Trumpit dhe padia e parë federale e një ish-presidenti.

Ai po bën fushatë për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.

Në një postim në Truth Social të enjten, Trumpi tha se është i pafajshëm dhe ishte thirrur të paraqitej në një gjykatë federale në Miami të Floridës të martën pasdite, ku do të arrestohet dhe do të dëgjojë akuzat kundër tij.

“Asnjëherë nuk e kam menduar se ishte e mundur që një gjë e tillë t’i ndodhte një ish-presidenti të Shteteve të Bashkuara… Kjo është me të vërtetë një ditë e zezë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne jemi një vend në rënie serioze dhe të shpejtë, por së bashku do ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe!”, ka thënë ai. 

Exit mobile version