Kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka bërë thirrje që të hapet një korridor humanitar në Gaza.
Ai tha se duhet ndihmë urgjente për të adresuar situatën e rëndë në enklavë, ku jetojnë 2.3 milionë banorë.
Ai shtoi se Kanadaja i mbështet të drejtat e Izraelit për ta mbrojtur veten, por edhe “luftërat kanë rregulla”
“Terrorizmi është gjithmonë i pambrojtur dhe asgjë nuk mund të justifikojë aktet e terrorit të Hamasit… Hamasi nuk përfaqëson popullin palestinez dhe as aspiratat e tij legjitime”, i tha ai parlamentit.
Pesë kanadezë janë vrarë si pasojë e sulmit të Hamasit në Izrael, derisa tre të tjerë ende janë të zhdukur./UBTNews/