UBT News

Trudeau refuzon të dërgojë ushtrinë për t’i dhënë fund protestës kundër vaksinave

Supporters of truckers gather on a highway overpass in Toronto, Ontario, Canada, to support truck drivers on their way to Ottawa to protest coronavirus disease (COVID-19) vaccine mandates for cross-border truck drivers January 27, 2022. REUTERS/Carlos Osorio

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, hodhi poshtë idenë për dërgimin e ushtrisë për të pastruar protestuesit që kundërshtojnë vaksinimin për Covid-19. Ndonëse, kolona që kanë shkaktuar ata po bllokon qendrën e Otavës.

Shefi i policisë së qytetit, nën presionin e vendasve të cilët janë lodhur nga ngacmimet dhe boria e pandërprerë, e kishte ngritur këtë ide gjatë një konference një ditë më parë.

“Kjo nuk do të ndodhë”, tha Trudeau në një konferencë shtypi, duke shtuar se qeveritë duhet të jenë “shumë, shumë të kujdesshme përpara se të vendosin ushtrinë në situata kundër kanadezëve”.

Nga e shtuna, kryeqyteti i Kanadasë është rrethuar nga protestues të udhëhequr nga kamionistë që kundërshtojnë vaksinat e detyrueshme Covid për të udhëtuar midis Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara./UBTNews/

Exit mobile version