Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka pritur në takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani me të cilën thotë të kenë biseduar për mënyrën se si Kosova dhe Kanadaja do të mund të avancojnë vlerat e përbashkëta.
Kryeministri kanadez ka shkruar në Twitter “le të vazhdojmë të bëjmë përparim së bashku”.
“I lumtur që u takuam sot me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të biseduar për mënyrën se si Kanadaja dhe Kosova mund të avancojnë vlerat e përbashkëta, qofshin ato për të promovuar demokracinë, për të mbështetur barazinë gjinore, për të ndërmarrë veprime klimatike, apo për të mbrojtur të drejtat e njeriut, le të vazhdojmë të bëjmë përparim së bashku”, ka shkruar kryeministri kanadez.