Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, i bëri thirrje të martën Izraelit që ta ndalë “këtë vrasje të grave, të fëmijëve, të foshnjave” në Rripin e Gazës, duke e nxitur reagimin e homologut izraelit, Benjamin Netanyahu.
Gjatë një konference për gazetarë, kryeministri kanadez reagoi për situatën në Gaza dhe tha se “çmimi i drejtësisë nuk mund të jetë vuajtja e vazhdueshme e civilëve palestinezë”, raporton gazeta “The Times of Israel”.
“Edhe luftërat kanë rregulla. E tërë jeta e pafajshme është e barabartë në vlerë – izraelitja dhe palestinezja”, shtoi ai.
Trudeau i bëri thirrje Izraelit që “të ushtrojë përmbajtje maksimale” gjatë luftës kundër Hamasit, duke paralajmëruar se “bota është duke shikuar”.
“Po i dëgjojmë rrëfimet e mjekëve, anëtarëve të familjeve, të mbijetuarve, fëmijëve që i kanë humbur prindërit e tyre. Bota po është dëshmitare e kësaj vrasjeje të grave, të fëmijëve, të foshnjave”, tha më tej kryeministri kanadez me ton emocional.