Kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka akuzuar Kinën për përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet e Kanadasë.
Trudeau akuzoi Pekinin se po luante “lojëra agresive” me demokracitë dhe se po synonte institucionet kanadeze.
Reagimi erdhi pasi mediat lokale raportuan se inteligjenca kanadeze identifikoi një “rrjet klandestin” të kandidatëve të mbështetur nga Pekini në zgjedhjet e fundit. Raportohet se të paktën 11 kandidatë u mbështetën nga Kina në zgjedhjet federale të vitit 2019.
Duke cituar zyrtarë të paidentifikuar të inteligjencës, transmetuesi lokal Global News raportoi se Pekini ka drejtuar fonde për kandidatët dhe se operativët kinezë kanë vepruar si këshilltarë të fushatës për shumë kandidatë.
Në një rast, financimi prej 250 mijë dollarëve kanadezë (160,000 £) u drejtua përmes zyrës së një deputeti provincial me bazë në Ontario./UBTNews/