UBT News

Tronditet Macron, qeveria rrezikon të bjerë

Kryeministri i Francës Michel Barnier përdori “fuqi ekzekutive” për të kaluar me forcë ligjin e buxhetit të mbështetjes sociale pa e votuar në parlament, duke ekspozuar qeverinë ndaj një mocioni mosbesimi nga opozita.

Është në dorën tuaj tashmë … të vendosni nëse vendi duhet të ketë një ligj të përgjegjshëm financiar që ndihmon qytetarët francezë, ose të hyjnë ‘në territore të panjohura financiare’”, i tha Barnier deputetëve.

Mediat franceze raportojnë se  shumë gjasa qeveria franceze do të bjerë ditën e mërkurë pasi partitë e majta dhe të djathta kanë depozituar mocionet e mosbesimit, pas aktit të kryeministrit që mund të sillte dorëheqjen e tij vetëm dy muaj pas emërimit.

Fronti i Ri Popullor (NFP), koalicioni i majtë ku përfshihen Socialistët, Të Gjelbrit dhe Partia Komuniste, kanë paralajmëruar mocionin nëse qeveria përdor klauzolën e kontestuar “49.3” të Kushtetutës për kalimin pa votë të ligjit të mbështetjes sociale.

Partia, e Marine Le Pen gjithashtu ka shtuar presionin duke njoftuar për mocion mosbesimi ndaj qeverisë.

Francezët nuk durojnë dot më. Ndoshta votuesit mendonin se do të bëhej më mirë me Barnier, por në fakt ato u bënë më keq,” tha Le Pen në parlament javës që shkoi.

E djathta ekstreme dhe aleatët e saj kanë 141 vende. Nëse qeveria bie, do të ishte votimi i parë i suksesshëm i mosbesimit që nga viti 1962, kur Charles de Gaulle ishte president. Kjo është kriza e dytë e madhe politike me të cilën është përballur Franca në gjashtë muajt e fundit. Në qershor, presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme, të cilat përfunduan në një parlament ku  asnjë parti nuk mori një shumicë absolute, duke çuar përfundimisht në emërimin e Barnier. Kryeministri francez kishte paralajmëruar opozitën se mos miratimi i një buxheti deri në fund të vitit mund të tronditë më tej tregjet financiare.

Ndoshta do të ketë një stuhi serioze dhe turbulenca serioze në tregjet financiare,” tha Barnier, duke shtuar se populli francez dëshiron “stabilitet”.

Exit mobile version