UBT News

​Tridhjetë gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes në Ferizaj

Policia Rajonale e Ferizajt, gjatë 24 orëve të fundit, ka shqiptuar 30 gjoba ndaj shoferëve që janë kapur duke përdorur telefonin celular gjatë ngasjes së automjetit.

Sipas Policisë, ky aksion është ndërmarrë pas fushatës disa ditore me moton “Një sekond në telefon mund të bëhet shumë vonë. Duart në timon, e jo në telefon.”

Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të përqendrohen në ngasjen e automjetit dhe të shmangin përdorimin e telefonit, pasi një moment pakujdesie mund të ketë pasoja për jetën e njerëzve. Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe parandalimit të aksidenteve rrugore. Qytetarët ftohen të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo shkelje përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Të dhënat e raportuesve ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim./KP

Exit mobile version