Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar tri raste të vdekjes nga COVID-19 dhe 1 mijë e 128 raste të reja.
Sipas raportit ditor për situatën epidemiologjike në vend, në 24 orët e fundit u shëruan 46 persona që ishin të prekur me COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 19 mijë e 248 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559 mijë e 7 doza të vaksinës./UBTNews