Policia e Kosovës i ka tërhequr nga trafiku tri vetura super-luksoze Bugatti, Ferrari dhe McClaren, për shkak se pronarët e tyre janë hasur duke bërë gara të shpejtësisë në autostradën Prishtinë-Ferizaj të dielën.
Përpos tërheqjes së veturave nga trafiku, policia ka bërë të ditur se i ka dënuar tre shoferët e makinave me nga 400 euro gjobë si dhe me nga 10 muaj ndalim drejtimi të mjetit.
“Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit ‘Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada’ ka identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 € dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik si dhe janë larguar nga trafiku”, thuhet në njoftimin e policisë./UBTNews/