UBT News

Tre të vdekur dhe 260 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

3D illustration

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar tri raste të vdekjes si pasojë e COVID-19. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (61vjeç), Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (68 vjeç).

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se janë regjistruar 260 raste të reja me COVID-19 nga 3 mijë e 104 mostra të marra.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 109 raste, Pejë 27 raste, Gjakovë 17 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Mitrovicë 13 raste, Lipjan 12 raste, Prizren 10 raste, Gjilan 7 raste, Ferizaj 6 raste, Istog 6 raste, Rahovec 5 raste, Suharekë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Klinë 4 raste, Skenderaj 4 raste, Drenas 3 raste, Obiliq 3 raste, Podujevë 3 raste, Deçan 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kamenicë, Malishevë dhe Ranillug./UBTNews

Exit mobile version