Ndoshta nuk e keni ditur, por etja nuk është treguesi i vetëm që organizmi juaj ka dehidratuar, apo që i mungojnë lëngjet. Trupi ju sinjalizon se është koha për një gotë ujë në mënyra të ndryshme. Trupi gjatë temperaturave të verës dhe djersitjes së tepruar shpejt e humb ujin, i cili është më se i nevojshëm. Dhe në qoftë se gjatë ditëve të nxehta nuk pini sasi të mëdha të lëngjeve, organizmi mund të dehidratojë shumë shpejt.
Gjithashtu, sigurisht nuk e keni ditur, por etja nuk është e vetmja simptomë, e cila tregon qartë se duhet të pini më shumë ujë, por për këtë trupi juaj ju njofton në mënyra të ndryshme. Simptomat e mëposhtme të prezantuara nga fiziologu Craig Justice, në mënyrë të qartë, tregojnë se jeni dehidratuar, kështu që nëse i ndieni ato, duhet të dini se është koha për të bërë diçka lidhur me këtë.
Dhimbja e kokës – Organizmi vazhdimisht i humb lëngjet dhe me to shkojnë edhe kripërat. Truri është i ndjeshëm ndaj këtyre ndryshimeve dhe pikërisht ky është shkaku i dhimbjes së kokës. Sa më shumë lëngje që i mungojnë organizmit, dhimbja e kokës është më e fortë.
“Sa më shumë lëngje që humbni, aq më shumë zvogëlohet volumi i gjakut për ç’arsye më pak oksigjen arrin në tru, ku enët e gjakut zgjerohen dhe dhimbja e kokës përkeqësohet”, thotë Justice.
Urina jashtëzakonisht e verdhë – Kur urina bëhet e verdhë, është koha të shkoni në kuzhinë dhe ta mbushni një gotë me ujë. Urina e personit që pi lëngje të mjaftueshme është e tejdukshme, ndërsa ngjyra e verdhë tregon se në urinë ka shumë mbeturina.
“Kur të jeni hidratuar sa duhet, toksinat dhe substancat e tjera nxirren me lehtësi nga organizmi, por në qoftë se nuk pini ujë të mjaftueshëm, ato mbeten në organizëm”, shpjegoi fiziologu Craig.
Kapsllëku – “Uji ndihmon në kalimin e materieve nëpër zorrë dhe nxjerrjen e tyre nga trupi juaj, prandaj nëse trupi nuk është duke marrë lëngje të mjaftueshme, as ju nuk do të keni jashtëqitje të rregullt”, përfundon Justice.