UBT News

Tri raste të vjedhjeve të rënda në Lipjan dhe Podujevë

Në  Raportin njëditor të Policisë së Kosovës janë raportuar tri raste të ndara të vjedhjeve të rënda në komunat e Lipjanit dhe Podujevë.

Sipas njoftimeve zyrtare, në Lipjan janë evidentuar dy raste të njëjta, ku persona të panjohur dyshohet se kanë depërtuar me forcë brenda objekteve fetare.

Nga këto objekte është vjedhur arka e bamirësisë që përmbante një shumë të pacaktuar parash të gatshme. Rrethanat e sakta të ngjarjeve janë duke u hetuar, ndërsa rastet janë në procedurë hetimore nga organet kompetente.

Ndërkohë, në Podujevë, rreth orës 18:40, një qytetar ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur tri armë zjarri me leje përkatëse, në vlerë prej rreth 2,150 euro.

Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve.

 

Exit mobile version