UBT News

Tri raste të vdekjeve nën hetim në Kamenicë, Shtime dhe Prizren

Policia e Kosovës ka raportuar për tri raste të ndara të vdekjeve në Kamenicë, Shtime dhe Prizren, të cilat janë duke u hetuar.

Në Kamenicë, më 6 tetor, njësitë përkatëse policore dhe mjeku kompetent kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e një gruaje kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Në Shtime, po më 6 tetor, një burrë kosovar është gjetur pa shenja jete. Ai është dërguar në QKMF, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi është dërguar në IML për obduksion.

Ndërkaq, në Prizren, një grua kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa rasti është duke u hetuar./A.K/

Exit mobile version