UBT News

Tri raste të substancave narkotike në Podujevë, Fushë Kosovë dhe Prishtinë – një person në mbajtje

Sipas raportit të Policisë se Kosovës, në 24 orët e fundit janë regjistruar tri raste të ndara të posedimit të paautorizuar të substancave të dyshuara narkotike në Rajonin 01.

Në Podujevë, gjatë një kontrolli policor tek një i dyshuar, janë gjetur dhe sekuestruar 0.87 gramë substancë që dyshohet të jetë kokainë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt. Rasti ka ndodhur në rrugën “Hakif Zejnullahu”.

Në Fushë Kosovë, policia ka sekuestruar 3.92 gramë substancë që dyshohet të jetë marihuanë, të cilat janë gjetur gjatë kontrollit tek një i dyshuar. Edhe në këtë rast, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ngjarja është regjistruar në rrugën “Besa Besë”.

Ndërkaq, në Prishtinë, një person është arrestuar pasi gjatë kontrollit në lokalin e tij janë gjetur dhe konfiskuar 4 gramë substancë që dyshohet të jetë kokainë, një peshore digjitale, tre fishekë për revole, 1,300 euro para të gatshme dhe dy telefona mobilë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti ka ndodhur në rrugën “Andrea Gropa”.

Exit mobile version