UBT News

Tri raste të reja me COVID

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 837 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.295.

Në total numri i rasteve aktive është 447.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 54 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Exit mobile version