Ministria e Shëndetësisë së Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 3 raste të reja më Covid 19.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 91 mostra të dyshuara për COVID-19.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 3 persona që kanë fituar betejën me COVID-19, ndërsa numri i rasteve aktive është 13.
Sa i përket procesit të vaksinimit gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 13 qytetarë.