Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar tri raste pozitive.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe pesë persona, kurse numri i rasteve aktive është 158.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 569 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 206 mijë e 443 doza të vaksinës./UBTNews