UBT News

Tri raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Tri raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Kosovë brenda 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i rasteve aktive është 394, kurse 23 persona janë shëruar.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 36 doza të vaksinës kundër COVID-19. Nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 826 mijë e 287 doza të vaksinës.

Deri sot 822 mijë e 59 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe janë dhënë 101 mijë e 649 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./UBTNews/

Exit mobile version