UBT News

Tri raste të dhunës në familje u raportuan në 24 orët e fundit, një person u dërgua në mbajtje

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë, Istog dhe Malishevë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në Prishtinë u arrestua një i dyshuar se në gjendje të dehur ka kryer veprën dhunë në familje ndaj një familjari të tij.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se në gjendje të dehur ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. I dyshuari pas marrjes së tretmanit mjekësor në klinikën psikiatrike është liruar në shtëpi. Me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, në Istog u arrestua një i dyshuar se ushtroi dhunë ndaj një gruaje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Në Malishevë u arrestua një person nën dyshimin se ushtroi dhunë psikike ndaj një gruaje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia. /BetimipërDrejtësi

Exit mobile version